Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka bërë publike lidhjen e tij me blogeren e njohur, Drita Stublla.
Çifti është fotografuar rrugëve të Napolit duke ecur dorë për dore, duke mos lënë më vend për dyshime rreth romancës së tyre.
Prej muajsh kanë qarkulluar zëra për një lidhje mes tyre, por deri tani asnjëri nuk e kishte konfirmuar publikisht.
Foto: IndeksOnline
Pamjet e fundit kanë zyrtarizuar marrëdhënien, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Rrahmani, i cili është një nga figurat kryesore të futbollit kosovar dhe një lojtar kyç te Napoli në Serie A, duket se po gjen ekuilibrin perfekt mes karrierës së tij profesionale dhe jetës private.
Nga ana tjetër, Stublla njihet për aktivitetin e saj në botën e modës e rrjeteve sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh komentohet për stilin dhe postimet e saj.
Fotografitë e publikuara i kanë bërë menjëherë kryefjalë të mediave rozë, ndërsa fansat e futbollistit dhe blogeres kanë reaguar me shumë kuriozitet ndaj këtij çifti të ri të njohur. /Telegrafi/