E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeZyrtari i qeverisë gjermane: Respektojeni dhe zbatojeni vendimin e Kushtetueses

Zyrtari i qeverisë gjermane: Respektojeni dhe zbatojeni vendimin e Kushtetueses

Michael Reiffenstuel, Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në i Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, vizitoi Kosovën më 10 dhe 11 gusht.

Siç njofton Ambasada Gjermane në Kosovë, ai kërkoi nga aktorët politikë në vend që të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

“Në takimet e tij me aktorët politikë të Kosovës, ai nënvizoi nevojën për të respektuar dhe zbatuar plotësisht vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që t’i jepet fund bllokimit politik”, tha Ambasada në një njoftim për media.

Ai gjithashtu përsëriti pritjet e Gjermanisë “që të gjitha partitë që plotësojnë kriteret mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Reiffenstuel përsëriti mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së Peter Sorensen në përpjekjet e tij për të çuar përpara Dialogun e Normalizimit të lehtësuar nga BE-ja.

“Angazhimi konstruktiv i Kosovës është thelbësor për suksesin e integrimit të Kosovës në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqimisht”, u tha në njoftimin e Ambasadës.

Zyrtari i qeverisë gjermane u takua me një spektër të gjerë të udhëheqësve politikë të Kosovës, veçanërisht presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, të cilit ambasada i referohet si “kryeministër në largim”, Albin Kurti.

Ai u takua gjithashtu me udhëheqësit e partive kryesore opozitare, Memli Krasniqi nga PDK dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Pos tjerash, ai qëndroi edhe në Mitrovicë, ku pati takime me përfaqësues të partive serbe të Kosovës dhe shoqërisë civile, sikurse edhe një takim me Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani. /Klankosova.t

The post Zyrtari i qeverisë gjermane: Respektojeni dhe zbatojeni vendimin e Kushtetueses appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT