Zyrtari i FSHF-së i kërkoi gazetarëve serbë të mos i shtrembërojnë deklaratat e Sylvinhos

Zyrtari i FSHF-së i kërkoi gazetarëve serbë të mos i shtrembërojnë deklaratat e Sylvinhos

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare, Fatjon Kodra, ishte i pranishëm në konferencën e trajnerit Sylvinjo, para ndeshjes me Serbinë dhe ai kërkoi nga gazetarët të citojnë mirë trajnerin e kombëtares kuqezi.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.


Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Gjatë ditës së premte u mbajt edhe konferenca për shty para ndeshjes, ku për kombëtaren kuqezi folën trajneri Sylvinho dhe kapiteni Elseid Hysaj.

Megjithatë, gjatë fjalës për trajnerit Sylvinho, u dash një ndërhyrje nga Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare, Fatjon Kodra.

Kodra zbuloi se fjalët e trajnerit brazilian po shtrembëroheshin nga gazetarët serbë dhe ndërhyrja e tij ishte e menjëhershme, duke kërkuar që fjalët të interpretoheshin ashtu siç trajneri i kishte thënë. /Telegrafi/