E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeZyrtari i DASh-it viziton KQZ-në, informohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zyrtari i DASh-it viziton KQZ-në, informohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore dhe Perëndimore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

“Gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi e njoftoi z. Debevoise për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim .

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj KQZ-së dhe proceseve demokratike në vendin tonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT