E diel, 3 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeZyrtari amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, gjatë ditës pritet në takim nga...

Zyrtari amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, gjatë ditës pritet në takim nga Osmani

Presidentja Vjosa Osmani sot do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, takimi do të zhvillohet nga ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu u bë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndryshe, Baker arriti të premten në Kosovë, në vizitën e parë të tij në vendin tonë, dhe u prit nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes zbarkon në Kosovë në vizitën e tij të parë

Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedoncin.

 

The post Zyrtari amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, gjatë ditës pritet në takim nga Osmani appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT