Zyrtare: Liridon Leci trajner i FC Liria

news image

FC Liria ka njoftuar se Liridon Leci i është bashkuar ekipit si kryetrajner, duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e skuadrës pretendente në Ligën e Parë.

Leci ka nisur karrierën si trajner te Flamurtari dhe më pas ka drejtuar Rahovecin dhe ekipin e shpresave të Ferizajt, duke fituar përvojë të vlefshme në futbollin kosovar. Si ish-lojtar, ai ka tituj kampioni dhe eksperiencë ndërkombëtare, elemente që pritet t’i shtojnë vlera ekipit të Lirisë, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Ai kalon te Liria pas shkarkimit të Klodian Duros, edhe pse klubi e njoftoi largimin e tij si për arsye personale.

Klubi synon që me ardhjen e Lecit të forcojë konkurrencën dhe të luftojë për rikthim në elitë, pasi pas tetë ndeshjeve ka marrë vetëm 12 pikë dhe renditet në vendin e dhjetë. Lider aktual është Vëllaznimi me 20 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/