Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeZyrtare: Klisman Cake largohet nga Shkëndija, transferohet në Rusi

Zyrtare: Klisman Cake largohet nga Shkëndija, transferohet në Rusi

KF Shkëndija dhe mbrojtësi Klisman Cake kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar, me futbollistin shqiptar që do të vazhdojë karrierën tek klubi rus Akhmat Grozny.

Në respekt të dëshirës së lojtarit për të hedhur hapin e radhës në karrierë dhe për të provuar një sfidë të re ndërkombëtare, Shkëndija vendosi të bashkëpunojë në realizimin e këtij transferimi, duke përfituar një dëmshpërblim financiar.

Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare (106 në kampionat, 3 në Kupë dhe 24 në arenën evropiane), duke shënuar 12 gola.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT