Zyrtare: Këshilli i Qytetit të Milanos miraton shitjen e San Siros te Milani dhe Interi

Zyrtare: Këshilli i Qytetit të Milanos miraton shitjen e San Siros te Milani dhe Interi

Këshilli i Qytetit të Milanos ka votuar “po” për propozimin që përfshin shitjen e San Siros dhe tokës përreth te Milani dhe Interi, duke i lejuar ata të ecin përpara me projektin e tyre për të prishur pjesën më të madhe të stadiumit ekzistues dhe për të ndërtuar një arenë të re moderne.

Këshilli i Qytetit të Milanos miratoi shitjen e zonës së San Siros te Milani dhe Interi sot (e martë) në mëngjes rreth orën 04:00, me 24 vota pro dhe 20 kundër, pas një seance maratonike e cila kishte filluar të hënën mbrëma.


Votimi i sotëm u shoqërua me ndërhyrje të ashpra. Disa këshilltarë nga Partia Demokratike ranë dakord të votonin në favor të propozimit, ndërsa të tjerë kritikuan presidentët e klubeve Beppe Marotta dhe Paolo Scaroni.

Një këshilltar i quajti presidentët si “të lashtë” pas kritikave të tyre ndaj politikës.

Forza Italia njoftoi se do të abstenonte, duke pranuar se propozimi është i gabuar, por se projekti prej 1.2 miliardë eurosh do të nxisë vendet e punës, infrastrukturën dhe rigjenerimin në qytet.

Meqenëse abstenimet ulnin pragun e kërkuar për një votim me shumicë, këto rezultuan jetësore në miratimin e propozimit.

Ky veprim i lejon Interit dhe Milanit të ecin përpara me planet për një stadium të ri privat në vendin historik, duke i dhënë fund dekadave të pasigurisë mbi të ardhmen e San Siros.

Në votimin e sotëm, u diskutuan ndryshimet në propozim, duke përfshirë një për kriteret e aksesueshmërisë që të jenë në përputhje me projektin e ri dhe iniciativat për të ndihmuar në rritjen e qëndrueshmërisë. /Telegrafi/