Zyrtare: Debatik Curri emërohet trajner i ri i Gjilanit

news image

Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e Debatik Currit si trajner të ri, pas largimit të Ardian Nuhiut.

Klubi gjilanas nuk ka qëndruar duarkryq pas largimit të Nuhiut, pasi shumë shpejt ka emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Prishtinës, Debatik Currin, i cili do ta marrë në vazhdim drejtimin e skuadrës së kuqe.

Curri e ka fituar Kupën e Kosovës si trajner i Prishtinës.

Është faqja zyrtare e klubit ajo që ka konfirmuar emërimin e tij si trajner i ri.

“Mirësevjen Debatik Curri”, ka shkruar shkurtimisht faqja e Gjilanit, pa dhënë detaje të tjera rreth kohëzgjatjes së kontratës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/