KF Dukagjini ka konfirmuar afrimin e radhës në repartin ofensiv, duke njoftuar marrëveshjen me sulmuesin ganez Basit Abdul Khalid.
29-vjeçari rikthehet në futbollin kosovar, pasi më herët ka qenë pjesë e Prishtinës, ku kishte lënë përshtypje pozitive me paraqitjet e tij.
Tashmë, ai do të veshë fanellën e klubit nga Klina për sezonin e ri, duke sjellë përvojë dhe cilësi në fazën sulmuese.
Njoftimi i plotë i Dukagjinit:
Mirë se vjen Basit Abdul Khalid
Kemi kënaqësinë të njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, i cili i bashkohet familjes sonë për këtë sezon.
Të gjithë në klub i dëshirojmë Khalidit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë.
Transferimi i Khalidit shihet si një përforcim i rëndësishëm për objektivat e Dukagjinit në këtë edicion të ri të garave, ndërsa tifozët presin me padurim të shohin paraqitjet e tij në fushë./Telegrafi/