Karriera e sulmuesit Ardit Tahiri do të vazhdojë në Finlandë, pasi ai ka kompletuar transferimin te klubi më i madh i këtij vendi, HJK Helsinki, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi është zyrtarizuar të martën, me Tahirin që largohet nga Llapi në formë huazimi deri në fund të këtij viti kalendarik.
“KF Llapi ka vendosur të mos e pengojë futbollistin për të bërë hap para në karrierë, duke përfituar edhe financiarisht nga huazimi dhe eventualisht nga transferimi i përhershëm, duke mbajtur poashtu një përqindje në kartonin e tij. Tahiri u bashkua me Llapin nga Dinamo City gjatë sezonit të kaluar dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm: 19 gola dhe 4 asistime në 44 paraqitje zyrtare. KF Llapi e falënderon përzemërsisht Arditin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë si bardhekaltër dhe i uron shumë suksese në sfidat e reja te klubi i ri.”, ka njoftuar Llapi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!