Portieri i Manchester Unitedit Andre Onana i është bashkuar skuadrës ture Trabzonspor në formë huazimi për sezonin 2025/26.
29-vjeçari ka dëshpëruar keq që prej kalimit te Unitedi nga Interi, kurse këto javët e fundit e humbi edhe vendin titullar te “Djajtë e Kuq”.
Unitedi përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar largimin e portierit kamerunas.
“Portieri i Manchester Unitedit Andre Onana i është bashkuar Trabzonspor në formë huazimi për sezonin 2025/26”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Kujtojmë, Onana zhvilloi 102 paraqitje për Unitedin që kur iu bashkua nga gjiganti italian Inter në korrikun e vitit 2023.
Në vitin e parë, Onana ishte pjesë e suksesit të Unitedit që e fitoi FA Cup, me një triumf 2:1 ndaj Manchester Cityt në “Wembley Stadium”./Telegrafi/