E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeZyra Ndërlidhëse në Beograd informohet për arrestimin e Behar Preniqit

Zyra Ndërlidhëse në Beograd informohet për arrestimin e Behar Preniqit

Behar Preniqi, u arrestua ditën e djeshme nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.

Preniqi u arrestua me pretendimin se ky kishte qenë pjesëtar i UÇK-së.

Klankosova.tv merr vesh nga burimet se lidhur me rastin është informuar edhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd.

Kjo u konfirmua edhe familja e të arrestuarit.

“Më thanë se nuk kanë informacion. Duhet të presin 48 orë. Duhet ta kuptojnë vendin se ku po e mbajnë”, deklaruan nga familja.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje lidhur me rastin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe është në pritje të një përgjigje.

Kosovari Behar Preniqi arrestohet në Serbi, po vinte nga Gjermania

The post Zyra Ndërlidhëse në Beograd informohet për arrestimin e Behar Preniqit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT