Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Takimi i parë i Grupit B mes Zvicrës dhe Kosovës pritet të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin St. Jakob-Park në Basel.
Trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin, ka thirrur 23 futbollistë për këtë përballje, ku pjesë e listës janë edhe dy yje shqiptarë.
Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë të ftuar për ndeshjen ndaj Dardanëve, ndërsa dy lojtarë të tjerë mungojnë. Uran Bislimi, i cili zgjodhi të luajë për Zvicrën dhe refuzoi Kosovën, nuk është ftuar, ndërsa Albian Hajdari, që pëlqehet nga Dardanët, ende nuk ka marrë vendimin për përfaqësuesen që do të zgjedhë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!