E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/zvicer-aktakuze-ndaj-kosovarit-udhehiqte-nje-organizate-terroriste/Zvicër: Aktakuzë ndaj kosovarit, udhëhiqte një organizatë terroriste - Klan Kosova

https://klankosova.tv/zvicer-aktakuze-ndaj-kosovarit-udhehiqte-nje-organizate-terroriste/Zvicër: Aktakuzë ndaj kosovarit, udhëhiqte një organizatë terroriste – Klan Kosova

Prokuroria Federale e Zvicrës ka ngritur aktakuzë ndaj një kosovar, i cili cilësohet si kreu i degës zvicerane të një organizate terroriste kosovare.

36 vjeçari ishte arrestuar më 1 shtator të 2022-tës bashkë edhe me një 33 vjeçar, i cili raportohet se ka shtetësi të dyfishtë, zvicerane dhe të Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet gjithashtu se ka qenë aktiv në udhëheqjen e kësaj organizate edhe në Kosovë.

Mediat zvicerane raportojnë se kosovari ka kryer aktivitete që synojnë indoktrinimin, financimin dhe rekrutimin e anëtarëve të rinj në emër të kësaj organizate terroriste, kryesisht në rajonin e Gjenevës me mbështetjen e një të akuzuari tjetër, transmeton Klankosova.tv.

Dy të akuzuarit thuhet se po ashtu e kanë mbështetur “Shtetin Islamik” (IS) si dhe me veprimet e larcekura e kanë përhapur ideologjinë e saj.

Ata akuzohen po ashtu edhe për pjesëmarrje në ryshfetin e zyrtarëve të huaj dhe pengimin e ndjekjes penale përmes favorizimit.

Sipas aktakuzës, nga viti 2015 e deri në vitin 2022, ishin mbledhur të paktën 65 mijë franga dhe ishin transferuar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Zyra e Prokurorit Federal i akuzon gjithashtu ata për pastrim parash, falsifikim dhe mashtrim tregtar.

Si u formua organizata në fjalë?

Organizata terroriste në qendër të këtyre procedurave u themelua pasi autoritetet kosovare zbatuan shpërbërjen e shoqatës “Këshilla” në vitet 2014 dhe 2015.

Qëllimi i vetëm i organizatës terroriste kosovare nuk është të fitojë sa më shumë besimtarë për kauzën e saj dhe ideologjinë e saj salafiste-xhihadiste – identike me atë të praktikuar dhe të promovuar nga organizata terroriste “Shteti Islamik”.

Ajo gjithashtu ndjek qëllimin e përfitimit nga destabilizimi i shtetit kosovar me qëllim që të marrë armët, të fitojë kontroll mbi një territor specifik dhe të krijojë një shtet islamik të qeverisur nga Sheriati atje në emër të organizatës terroriste ISIS.

Të akuzuarit po vuajnë dënimin e paraburgimit.

The post Zvicër: Aktakuzë ndaj kosovarit, udhëhiqte një organizatë terroriste appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT