Një person është arrestuar sot në Zubin Potok.
I njëjti dyshohet për vepren penale “Vjedhje të rëndë”.
Siç thuhet në njoftim, njësitë policore gjatë patrullimit në fshatin Prelez kanë hasur në një kabllo të rrymës, e cila dyshohet se ishte këputur qëllimisht.
“Personi i arrestuar është S.S., 29 vjeç, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si Vjedhje e rëndë” – thuhet në njoftim.
Po ashtu, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar, të cilët janë në kërkim.
The post Zubin Potok: Arrestohet një person, dyshohet për vjedhje të rëndë appeared first on Klan Kosova.