ZPS tenton të nxjerrë informacione për bashkëpunëtorët e Thaçit, Rubin: S’e njoh Behramin

Rubin kishte refuzuar t’i përgjigjet ZPS-së, “kjo nuk është mënyra si trajtohet një burrështetas!”

Në përpjekje për të zbuluar se me cilët bashkëpunëtorë të Thaçit është takuar ndër vite, ZPS ia ka shfaqur James Rubin një fotografi të kohëve të fundit me ish këshilltarin e Thaçit, tashmë deputet Artan Behrami.

Rubin deklaroi se nuk e njeh Behramin dhe se bën shpesh foto me shqiptarët me të cilët përpiqet të jetë i sjellshëm.

“Megjithatë më pëlqen fotoja”, u shpreh Rubin duke qeshur.

 

The post ZPS tenton të nxjerrë informacione për bashkëpunëtorët e Thaçit, Rubin: S’e njoh Behramin appeared first on Klan Kosova.