E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeZPS-ja konfirmon arrestimin e Kilajt, Smakajt dhe Fazliut

ZPS-ja konfirmon arrestimin e Kilajt, Smakajt dhe Fazliut

Gjykata Supreme mëngjesin e së enjtes ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun.

Për Klankosova.tv, këtë e ka konfirmuar Christopher Bennet, Këshilltari Special i Prokurorisë Speciale.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e tij.

“Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT