E hënë, 27 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizZotimi i parë i Bedri Hamzës: Më shumë zhvillim, më pak tatime

Zotimi i parë i Bedri Hamzës: Më shumë zhvillim, më pak tatime

Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Bedri Hamza e ka treguar zotimin e parë të tij, për të bërë Kosovën ma të mirë.

E zotimi i tij i parë është: “më shumë zhvillim, më pak tatime”, transmeton Klankosova.tv.

“Të dashur qytetarë, këto janë zotimet e mia kryesore për ta bërë Kosovën ma mirë”.

“Zotimi i parë: Më shumë zhvillim, më pak tatime. Legalizimi i ndërtimeve, dhe zhbllokimi i miliarda eurove kapital. TVSH-ja mblidhet në brendi, jo në kufi. Grante për biznese për mbulimin e investimeve deri në 30 për qind. Zero tatime për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro, ose punësojnë mbi 50 punëtorë. Ndryshimi i ligjit për tatimin në pronë. Krijimi i fondit për mbështetje gjatë papunësisë. 80 për qind të pagës së fundit për gjashtë muaj. Eliminimi i tarifës doganore për veturat e reja elektrike. Ka ardhë koha të punojmë bashkë për të bërë Kosovën ma të mirë”, tha Hamza në një video në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://grookilteepsou.net/act/files/tag.min.js?z=8547498