Juventusi e ka fituar derbin përballë Milanit me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u dominua nga kuqezinjtë, ku më rastin më të mirë e pati Rafael Leao, i cili nga brenda zonës nuk arriti të shënonte.
Në 45-minutëshin e parë asnjëra skuadër nuk arriti që ta tundte portën kundërshtare, ndërsa goli erdhi pas një ore lojë.
Mbangula arriti që të realizonte në minutën e 59-të të takimit, ku shfrytëzoi asistimin e Gonzalezit për t’ia dhënë epërsinë e parë Juventusit.
Ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Weah e dyfishoi epërsinë për “Zonjën e Vjetër”, e që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Me këtë rezultat, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në tabelë, duke e shënuar fitoren e parë pas tri ndeshjeve rresht, teksa Milani pozicionohet katër vende më poshtë me 31 pikë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>