Koalicioni “Për Kosovën Fituese” i përbërë nga AAK-ja, Nisma dhe partnerët e tjerë të koalicionit premtuan projekte të mëdha zhvillimore për Gjakovën.
Në mesin e shumë projekteve ata u zotuan se nëse do të udhëheqin me qeverinë, do të jetë edhe krijimi i Zonës Industriale amerikane dhe funksionalizimi i Aerportit të Gjakovës.
Këto dhe shumë premtime tjera ata i dhanë para mijëra qytetarëve dhe simpatizantëve të këtij qyteti.
Në këtë koalicion përpos AAK-së dhe Nismës bëjnë pjesë edhe Konservatorët, Forumi E-10 dhe Lista Ideal.
Këta në zgjedhjet e 9 shkurtit garojnë me numrin 137.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>