E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeZollat në veri, Sveçla: Beogradi i ka stimuluar e furnizuar grupet terroriste...

Zollat në veri, Sveçla: Beogradi i ka stimuluar e furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes nga policia të dy zollave në veri të vendit.

Ai tha se Beogradi për vite me radhë siç u shpreh, i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, përcjell Klankosova.tv.

“Këto raketahedhës krahu (zolla) janë armë të prodhimit serb, të gjetura sot nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Për nivelin dhe sasinë e armatimit të konfiskuar gjatë këtyre katër viteve jemi dëshmitarë të gjithë”.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ne, megjithatë, jemi të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë të çmontojmë çdo prani kriminale apo potencial terrorist në vendin tonë. Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shkruar tutje Sveçla.

The post Zollat në veri, Sveçla: Beogradi i ka stimuluar e furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT