E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeZollat e gjetura në Mitrovicë të Veriut, Prokuroria hap rast hetimi (VIDEO)

Zollat e gjetura në Mitrovicë të Veriut, Prokuroria hap rast hetimi (VIDEO)

Policia e Kosovës dje ka gjetur dy zolla në një objekt në Mitrovicë të Veriut, dhe për këtë ka folur sot edhe gazetari Urall Boshnjaku në Ora 7 të Klan Kosovës.

“Policia e Kosovës dje ka realizuar një aksion në një object të pabanuar në rrugën Anka Spaic në veri të Mitrovicës ku ka hasur në dy zolla të cilat ndodheshin në një objekt i cili ka kohë të gjatë që është i pabanuar”, ka thënë Boshnjaku.

“Menjëherë pas kësaj Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe ka marrë ekipet e deminimit dhe kanë shkuar atje për të parë se për çka bëhet fjalë”.

“Këto zolla janë larguar nga aty dhe janë sekuestruar. Për këtë është informuar edhe prokurori i Shtetit i cili ka hapur rast hetimi për posedim të paautorizuar të armëve”.

“Po merren masat e duhura për t’i gjetur pronarët që i kanë lënë këto dy zolla aty”.

The post Zollat e gjetura në Mitrovicë të Veriut, Prokuroria hap rast hetimi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT