E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeZjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës, Shkodra: Të rrezikuara kanë qenë...

Zjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës, Shkodra: Të rrezikuara kanë qenë edhe ndërtesat përreth

Sot një fabrikë është kapluar nga zjarri në hyrje të Prishtinës, konkretisht tek lokacioni i njohur si “Rrethi i Ismetit”.

Lidhur me këtë rast, detaje për Klankosova.tv nga Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

Shkodra tha se bazuar në informacionet e deritanishme nuk ka të lënduar.

“Ekipet janë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një depo e cila është në formë kontejneri. Pra, disa kontejnerë të lidhur me njëra -tjetrën. Kemi intervenuar menjëherë dhe e kemi vënë nën kontroll zjarrin, tani jemi duke kujdestaruar aty. Zjarrfikësit kanë treguar një profesionalizëm tejet të lartë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

“Bazuar në informacionet që kam deri më tani nuk ka të lënduar. Afër ka pasur edhe ndërtesa tjera të cilat janë rrezikuar nga zjarri”, tha Shkodra për Klankosova.tv.

Zjarr në një fabrikë në hyrje të Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit (VIDEO)

The post Zjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës, Shkodra: Të rrezikuara kanë qenë edhe ndërtesat përreth appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT