Një lokal në Gjakovë, ku gjendeshin makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 1:40, kurse vlera e dëmit është e konsiderueshme.
“Gjakovë 19.07.2025-01:40. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një lokal ku kishte makina të ndryshme të marketingut dhe printimeve. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin. Vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, njofton PK. / Klankosova.tv
The post Zjarri përfshin një lokal me makina printimi në Gjakovë, shkaktohet dëm i konsiderueshëm appeared first on Klan Kosova.