Zjarre të shumta kanë përfshirë sot disa rajone të vendit, duke shkaktuar shqetësim dhe mobilizim të shtuar të autoriteteve.
Një vatër problematike është regjistruar edhe në fshatin Zasellë të Mitrovicës së Jugut, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të një pylli.
Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, ndërhyrja nuk është duke u bërë vetëm nga toka, por edhe nga ajri me helikopterë, në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll.
Pamje nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga Klankosova.tv, tregojnë qartë përmasat e zjarrit dhe angazhimin e njësive emergjente në terren.
The post Zjarri në Zasellë, helikopterët ndërhyjnë nga ajri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.