Një kafene në Ferizaj është përfshirë gjatë ditës së sotme nga zjarri.
Për këtë ngjarje ka raportuar Klankosova.tv më parë.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka konfirmuar rastin, duke theksuar se zjarri është lokalizuar, teksa shtoi se nuk ka persona të lënduar.
“Sot, rreth orës 14:36, në rrugëkryqin me rrugët ‘12 Qershori’ dhe ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj është raportuar për një incident zjarri në një kafene. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli për Klankosova.tv.
Dyshohet për zjarr në një lokal kafeje në Ferizaj, del tym nga brenda
The post Zjarri në një kafene në Ferizaj, nuk raportohet për të lënduar appeared first on Klan Kosova.