E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeZjarri në një banesë në “Bregun e Diellit”, Policia: Një person ka...

Zjarri në një banesë në “Bregun e Diellit”, Policia: Një person ka pranuar tretman mjekësor

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00, dhe menjëherë pas raportimit, njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar për Sinjalin se një person ka marrë tretman mjekësor si pasojë e incidentit.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin.”, tha Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për kryeqytetin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT