Zjarri është duke vazhduar ende në të dyja banesat në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndonëse ka filluar nga ora 20:00.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, ka theksuar se është shembur një pjesë që lidh dy banesat e të dyja objekteve që u përfshin nga flakët.
E njëjta tregoi se në vendin e ngjarjes për më shumë se tri orë kanë dalë ekipe të shumta të zjarrëfikësve, policisë, si dhe KEDS-it.
Në të dyja ndërtesat është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike. Poashtu, shkaku i shpërthimit të zjarrit deri tani ende nuk dihet. /Klankosova.tv
The post Zjarri në Emshir vazhdon, shembet një pjesë që lidh dy ndërtesat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.