Lufta kundër zjarreve është në një “pjesë në rrugë”.
Kështu thotë shefi i zjarrfikësve të Pasadenës në Los Angeles për BBC.
“Sapo të kalojmë natën e së mërkurës, unë do të them, ‘ ia dolëm dhe ky zjarr është pothuajse nën kontroll’ dhe më pas do të kalojmë dy javët e ardhshme vetëm duke pastruar pikat e nxehta dhe prushin – “ose ky zjarr do të fillojë të martën ose të mërkurën me këto kushte të shtuara të erës,” tha Chad Augustin, transmeton Klankosova.tv
Augustin thotë po bëjnë përpjekje “për të mbajtur kontrollin e këtij zjarri”.
Zjarret në Los Angeles kanë lënë 24 persona të vdekur, ndërsa 16 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Parashikuesit e motit në Kaliforni kanë paralajmëruar se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë javë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve në terren po përpiqen që të vënë nën kontroll tre zjarre.
Zyrtarët paralajmëruan se pas një fundjave me erëra relativisht të qeta, erërat famëkeqe të thata të Santa Ana do të rriteshin përsëri nga mbrëmja e së dielës deri të mërkurën, duke arritur shpejtësi deri në 96 km/h.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>