E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeZjarrfikësit për zjarrin në ‘Viva Fresh’: Ndodhi në depon e shfrytëzuar për...

Zjarrfikësit për zjarrin në ‘Viva Fresh’: Ndodhi në depon e shfrytëzuar për adiministratë, çdo gjë është nën kontroll

Një zjarr ka përfshirë depo-n e marketit “Viva Fresh Store” në kryeqytet, e cila është shfrytëzuar për zyrë administrative.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Samed Shkodra, komandant i Zjarrfikësve për kryeqytetin, i cili tha se zjarri tashmë është nën kontroll, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po mbajnë kujdes dhe po mbikëqyrin zonën.

Ai shtoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Ka qenë një zjarr në depon e Vivës që është shfrytëzuar për adiminstratë, zjarri është nën kontroll. Çdo gjë është nën kontroll, nuk flitet për ndonjë shpërndarje të zjarrit. Janë duke kontrulluar edhe kulmin e depos. Nuk raportohet as persona të lënduar. Pra. bëhet fjalë për një zyre të improvizuar të depos që është shftytësuar nga ana e marketit për adiministratë”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT