Zjarrfikësit në Ferizaj po përballen me vështirësi të njëpasnjëshme, e sidomos tani me vatrat e zjarrit që janë më aktive.
Kështu thotë për “Ora Shtatë” gazetarja korrespodente, Qliresa Hasani, transmeton Klankosova.tv.
“Derisa në shumë qytete të Kosovës zjarret po janë të njëpasnjëshme, as Ferizaj nuk ka shpëtuar pa zjarre të qëllimshme ose jo. Gjatë muajit që lamë pas, por edhe në muajin korrik ka pasur zjarre, për çka është nevojitur urgjentisht intervenimi i zjarrfikësve. Kësisoj së fundmi ka qenë një rast ku është djegur 1.5 hektarë tokë me grurë, dhe pronarin e kësaj toke e ka lënë pa bukën e gojës. Por intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i suksesshëm pavarësisht kushteve jo të mira që po përballet për disa kohë kjo njësi”.
“Sipas komandantit të kësaj njësie, ata tashmë janë vetëm me dy kamionë funksional, për shkak të mungesës me regjistrim me automjetet që kanë pasur, kjo krejt pasi komuna nuk ka arritur të arrijë marrëveshje me kontraktuesit që mirëmbajnë këto automjete”, tha Hasani.
Ajo thotë se puna e tyre është intensifikuar, e mungesa e automjeteve, po ua vështirëson edhe më tej punën.
Hasani shton se edhe objekti ku veprojnë zjarrfikësit, nuk është më i miri, dhe sipas saj, ata kanë nevojë për një të ri.
The post Zjarrfikësit në Ferizaj po funksionojnë vetëm me dy kamionë – puna iu është intensifikuar appeared first on Klan Kosova.