E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeZjarrfikësit e Gjakovës u përballën me mbi 10 vatra zjarri në një...

Zjarrfikësit e Gjakovës u përballën me mbi 10 vatra zjarri në një ditë

Sot, Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës ka qenë në terren duke ndërmarrë më shumë se 10 intervenime për shuarjen e vatrave të ndryshme të zjarrit në zona malore dhe fushore brenda komunës.

Në një njoftim në Facebook nga kjo Njësi thuhet se ekipet kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë ditës për të lokalizuar dhe shuar zjarret, duke parandaluar përhapjen e tyre në zona më të mëdha.

Ata kanë bërë apel urgjent ndaj qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë përdorimit të mjeteve ndezëse, sidomos në natyrë.

“Apelojmë te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë përdorimit të mjeteve ndezëse, veçanërisht në natyrë. Djegia e pakontrolluar e mbeturinave apo barërave të thata rrezikon seriozisht jetën, pronën dhe mjedisin”.

“Mos ndizni zjarr në vende të hapura! Njoftoni menjëherë shërbimet emergjente në rast të vatrave zjarri”, thuhet në njoftimin e Njësisë së Zjarrfikësve të Gjakovës.

Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 193. /Klankosova.tv

The post Zjarrfikësit e Gjakovës u përballën me mbi 10 vatra zjarri në një ditë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT