Sot rreth orës 08:00, Brigada e Zjarrfikësve të Gjakovës intervenoi në një aksident trafiku në fshatin Qerim, duke nxjerrë dhe stabilizuar një person nga automjeti i aksidentuar.
I lënduari iu dorëzua më pas ekipit të Shërbimi i Urgjencës për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për gjendjen e tij.
“Sot, në orët e mëngjesit rreth orës 08:00, Brigada e Zjarrfikësve ka intervenuar në një rast aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Qerim. Njësitë tona kanë realizuar tërheqjen dhe nxjerrjen e një personi nga automjeti i aksidentuar, duke vepruar sipas procedurave operative standarde. Pas stabilizimit fillestar në vendin e ngjarjes, personi i lënduar është dorëzuar tek ekipi i Shërbimit të Urgjencës për trajtim të mëtejmë mjekësor. Brigada e Zjarrfikësve mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe reagimin e shpejtë në çdo situatë emergjente.”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


