Një valë zjarresh ka përfshirë disa fshatra të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në terren dhe shqetësim te banorët.
Sot, një nga zonat e prekura është edhe fshati Fushticë e Ulët në Komunën e Drenasit, njofton Klankosova.tv
Një qytetar ka dërguar pamje për Klankosova.tv, ku shihen flakët që kanë përfshirë një pjesë të një fushe dhe kanë prekur gjithashtu një shtëpi në afërsi.
Për më shumë detaje rreth këtij rasti, Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar në vijim.
The post Zjarret përfshijnë Fushticën e Ulët në Drenas, digjet një fushë dhe preket një shtëpi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.