Pas përhapjes së zjarreve në fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc, kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati, ka bërë të ditur se gjendja në terren është alarmante dhe kërkon vëmendje të shtuar nga të gjithë qytetarët.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i Komunës, tha se së bashku me ekipet e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse thotë se janë duke punuar për të lokalizuar dhe shuar vatrat, në mënyrë që të parandalohet përhapja e flakëve dhe të mbrohen pronat, tokat bujqësore dhe banorët.
“Apeloj te çdo qytetar i Istogut që të tregojë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat bujqësore dhe pyjore dhe të mos digjin barishta, mbeturina apo sende të tjera, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme”, thekson ai në njoftim.
Kryetari gjithashtu ka kërkuar që çdo rast i dyshuar për zjarr apo tym të lajmërohet menjëherë tek zjarrfikësit apo Policia.
Në fund, ai ka falënderuar zjarrfikësit, Policinë dhe qytetarët që janë duke kontribuar në menaxhimin e situatës.
The post Zjarret përfshijnë disa fshatra të Istogut, kryetari thërret për kujdes dhe mobilizim appeared first on Klan Kosova.