Eva Longoria ka premtuar një donacion prej 1 milion dollarësh për të ndihmuar Los Anxhelosin pas situatës me zjarret.
Aktorja themeloi fondacionin “Eva Longoria” në vitin 2012 dhe vitin e kaluar, themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, ia dha asaj 50 milionë dollarë nga paratë e tij për t’i shpërndarë në kauzat e zgjedhjes së saj.
THR raporton se Eva do t’i japë fondet për Fondacionin e Komunitetit Latino dhe Fondacionin e Komunitetit të Kalifornisë me shpresën për “të adresuar nevojat imediate si dhe rimëkëmbjen afatgjatë për ata që janë prekur nga zjarret në Palisades dhe Eaton”, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>