E hënë, 11 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeZjarret në Kçiq të Mitrovicës: Zjarrfikësit kujdestarojnë edhe natën (FOTO)

Zjarret në Kçiq të Mitrovicës: Zjarrfikësit kujdestarojnë edhe natën (FOTO)

Fshati Kçiq i vogël i Mitrovicës është përballur me zjarre të mëdha gjatë ditës së djeshme.

Mijëra hektarë në atë zonë u përfshijnë nga flakët, derisa edhe katër shtëpi të vjetra e të pabanuara u dogjën.

Për gjendjen aktuale për Klan Kosovën foli komandanti i Zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi.

Ibishi tregoi se tre nga zjarrfikësit e skuadrës së tij qëndruan gjatë tërë natës kujdestarë.

Ai theksoi se fatmirësisht askush nuk u lëndua aty.

“Ne kemi ardhur sot herët në mëngjesit. Jemi duke e pritur KFOR-in, na kanë lajmëruar s edo të vijnë për të na dalë në ndihmë”, tha ai për Klan Kosovën.

“Fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë lëndim. Zjarret dje kanë qenë shumë të mëdha në përmasa shumë të mëdhaja. Andaj, i lusim qytetarët, të kenë kujdes të shtuar ndaj këtyre zjarreve që po na ndodhin”, deklaroi i pari i Zjarrfikësve të Mitrovicës për Klan Kosovën.

The post Zjarret në Kçiq të Mitrovicës: Zjarrfikësit kujdestarojnë edhe natën (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT