E martë, 29 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeZjarret e shumta në vend aktivizojnë edhe vullnetarët (VIDEO)

Zjarret e shumta në vend aktivizojnë edhe vullnetarët (VIDEO)

Situata me zjarret në ditët e fundit ka përfshirë shumë fshatra dhe zona të ndryshme të Kosovës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, kapacitetet e zjarrfikësve shpeshherë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përballuar situatën.

Për këtë arsye, Xhylazim Baliu, një vullnetar i trajnuar për raste të tilla, ka ndërhyrë në disa raste për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Ai tregoi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se është trajnuar për këtë fushë dhe se është ndjerë i obliguar të veprojë për të ndihmuar komunitetin.

“Vendi ka nevojë, kjo është ajo që më ka shtyrë”, tha ai.

Baliu, ndërkohë, ka bërë një apel për Ministrinë e Arsimit që në një periudhë të caktuar gjatë vitit shkollor të trajnohen edhe nxënësit për përdorimin e aparateve për shuarjen e zjarrit, duke theksuar se shpesh zjarret nisin nga pakujdesia dhe njohuria e kufizuar për menaxhimin e tyre.

The post Zjarret e shumta në vend aktivizojnë edhe vullnetarët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT