Zjarret e shumta që kanë përfshirë rajone të ndryshme të Kosovës këto ditë nuk kanë kursyer as fushat bujqësore në komunën e Ferizajt, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale.
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, Burim Bajrami, tha për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se janë përballur me një numër të madh të zjarreve, për çka janë mobilizuar të gjitha shërbimet për të dalë në terren dhe për të menaxhuar situatën.
“Fatkeqësisht, kemi pasur dëme në të mbjellurat bujqësore, sidomos në kulturën e grurit. Janë raportuar rreth pesë hektarë me dëme në grurë, në një fazë kur ende nuk ishte kryer procesi i korrjes”, deklaroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv.
The post Zjarret e shumta: Digjen pesë hektarë me grurë në Ferizaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.