Disa fshatra të Komunës së Klinës janë përfshirë nga zjarret.
Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Lidhur me gjendjen, detaje ka dhënë kryetari Zenun Elezaj.
Ai tregoi se është në terren bashkë me drejtorin e drejtorin për Shpëtim dhe Emergjenca, Qëndrim Millakun, e po ashtu në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve.
“Zjarrfikësit po punojnë pa ndërprerje për të lokalizuar dhe vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Një falënderim i veçantë shkon për ekipet e Klinës, por edhe për ato të Pejës, Rahovecit dhe Gjakovës, të cilat kanë ardhur menjëherë në ndihmë dhe po japin kontribut të çmuar”, shkroi ai transmeton Klankosova.tv.
Elezaj iu bëri thirrje qytetarëve, që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin hamullore apo mbeturina.
“Komuna e Klinës do të vazhdojë të jetë e angazhuar me të gjitha kapacitetet për të menaxhuar situatën dhe për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Elezaj
The post Zjarre të mëdha në Kline, Elezaj në terren (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.