Në orët e para të së shtunës, një qytetar i Leposaviqit u shqetësua nga një zjarr që ia kaploi garazhin e tij.
Siç raporton gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, ankuesit iu shkaktua dëm prej rreth 21 mijë eurosh, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari shton se përveç garazhit të shkatërruar plotësisht, këtij qytetari iu dogjën edhe pajisje bujqësore.
Lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet me autorizim të prokurorisë.


