Një zjarr ka përfshirë një pjesë të prodhimit të një fabrike mobiljesh dje në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pronari i fabrikës ka njoftuar për incidentin, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke arritur ta shuajnë zjarrin, transmeton Klankosova.tv.
Nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
The post Zjarr në një fabrikë mobiljesh në Ferizaj, s’ka të lënduar appeared first on Klan Kosova.