Një zjarr ka përfshirë lagjen Tahiraj në Klinë të Epërme të Skenderajt, duke rrezikuar disa shtëpi.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, të cilët së bashku me banorët kanë arritur ta shuajnë flakën dhe të parandalojnë përhapjen e zjarrit.
Rreziku për shtëpitë ka qenë i madh, por fatmirësisht flakët janë lokalizuar në kohë dhe nuk ka pasur dëme të mëdha./Klankosova.tv.
The post Zjarr në Klinë të Epërme të Skenderajt, shuhet nga zjarrfikësit dhe banorët appeared first on Klan Kosova.