Një zjarr ka përfshirë deponinë e automjeteve dhe materiale të ndryshme pranë restorantit “Oda” në Hajvali, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi.
Gashi për Sinjalin tha se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se përveç veturës, në flakë ishin përfshirë edhe depozita me vetura, hekurari dhe materiale të ndryshme.
“Ekipet tona kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në objekte të tjera përreth.”, tha ai.
Ai shtoi se situata tashmë është nën kontroll dhe zjarri është lokalizuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!