Një zonë në fshatin Sopi të Suharekës sot është përfshirë nga flakët, njofton Klankosova.tv.
Klani ka kontaktuar me policinë të cilët kanë thënë se tashmë zjarrfikësit kanë dalë në tri fshatra për të intervenuar, përfshirë edhe atë të Sopisë.
“Sot janë raportuar disa zjarre në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, pastaj në fshatin Dubravë dhe Sopi të Suharekës”, ka thënë për Klankosova.tv. zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në të gjitha rastet, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia u ka dalë në ndihmë zjarrfikësve. Në ndihmë janë angazhuar edhe qytetarët”.
“Deri tani nuk ka të lënduar të raportuar, por janë shkaktuar dëme material”.
“Fillimisht në fshatin Lubizhdë është shuar zjarri, edhe në Dubravë është lokalizuar”, vijoi ai, teksa ende nuk dihet nëse në Sopi është lokalizuar zjarri.
Video: Jet Kuqi
Muharremaj me thirrje për ndihmë pas zjarreve në disa fshatra të Suharekës (VIDEO)
The post Zjarr në fshatin Sopi të Suharekës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.