Zjarr në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë të Pejës

Zjarr në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë të Pejës

Një zjarr ka përfshirë sot një deponi mbeturinash në fshatin Sferkë të Thatë të Pejës.

Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve e disa personave, me Policinë e Kosovës që tashmë ka filluar identifikimin e tyre.


Zjarrfikësit e Pejës dhe operatori “Radoniqi Transport” janë vënë menjëherë në dispozicion për ta lokalizuar zjarrin. /Telegrafi/