Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu natën e së enjtes në një rafineri nafte në zonën e Los Angelesit, SHBA, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të ekipeve të emergjencës.
Pamjet ajrore të transmetuara nga NBC Los Angeles treguan flakë të fuqishme që dilnin nga dy tubacione dhe një zonë tjetër në rafinerinë Chevron, e cila ndodhet në qytetin El Segundo. Autoritetet lokale konfirmuan se zjarri “nuk ishte shkaktuar nga flakëzat e djegies së gazrave”, duke mohuar një burim të zakonshëm të tillë incidentesh.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte një top zjarri që dukej se shpërthente nga objekti, ndërsa flakët ndriçonin qartë horizontin e qytetit.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është informuar për situatën.
“Zyra jonë po koordinon në kohë reale me agjencitë lokale dhe shtetërore për të mbrojtur komunitetin përreth dhe për të siguruar sigurinë publike,” tha zyra e guvernatorit.
Rafineria Chevron në El Segundo është një nga më të mëdhatë në SHBA, duke mbuluar rreth 1000 hektarë dhe me një rrjet prej rreth 1800 kilometrash tubacione. Ajo ka kapacitet për të rafinuar deri në 290 mijë fuçi naftë bruto në ditë, duke prodhuar kryesisht benzinë, karburant për aeroplanë dhe naftë dizel.
Hetimet për shkaqet e zjarrit janë në zhvillim e sipër, ndërsa nuk ka ende raportime për të lënduar apo përmasat e dëmeve materiale.
Fire Chevron El Segundo CA 10/3/2025 #Chevron #elsegundo pic.twitter.com/F9aV7bxkqx
— Chiwit (@ChiwitMc) October 3, 2025
❗️🇺🇲 – Major Explosion and Fire at Chevron Refinery in El Segundo, CA
A massive explosion has just rocked the Chevron oil refinery in El Segundo, California—just south of Los Angeles International Airport (LAX)—triggering a large-scale fire that’s visible for miles.
Emergency… pic.twitter.com/jEt1OM9WIQ
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) October 3, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!