E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_img
HomeSport“Zi” në kampin madrilen, përfundon sezoni për Alaban – Indeksonline.net

“Zi” në kampin madrilen, përfundon sezoni për Alaban – Indeksonline.net

Pas një finaleje për t’u harruar në Kupën e Mbretit, atmosfera në kampin madrilen sa shkon dhe bëhet më e zymtë.

Komisioni i Garave veçse ka njoftuar se nga sjelljet jo-sportive, Rudiger është dënuar me 6 ndeshje mos—lojë, e Vasquez me dy, shkruan IndeksOnline.

Tani, problemet po theksohen në mbrojtje, me David Alaban që u lëndua në finalen e së shtunës.

“Pas testeve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, lojtarit tonë David Alaba i është diagnostikuar një këputje e meniskut të brendshëm në gjurin e majtë”, njofton Real Madridi.

Tani, “Mbretërit” do të kenë në dispozicion Lucas Vazquezin, Raul Asencion, Jesus Vallejon dhe Fran Garcian, deri në fund të sezonit./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT