E shtunë, 1 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizZhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në gjithë Shqipërinë

Zhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në gjithë Shqipërinë

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Në garë janë 289 kandidatë të cilët luftojnë për gati 20 vende në listat e mbyllura dhe gjithë pjesa tjetër do të renditen në pjesën e hapur të saj.

Gara më e fortë pritet të jetë në qarkun e Tiranës, ku garojnë 80 emra, ndërkohë në qarkun Gjirokastër lufta bëhet për një vend në listë të hapur.

Lista e kandidatëve u hartua nga Kryesia e Partisë Demokratike pas propozimeve dhe vetëpropozimeve të zyrtarëve të partisë.

Të përjashtuar nga kjo garë janë 13 drejtuesit e qarqeve, kryetari, sekretari i përgjithshëm, kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetarja e forumit të gruar dhe kreu i Forumit Rinor.

Votimet nisin në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 18:00, ku një anëtar ka të drejtë të votojë vetëm për një kandidat. Qendra votimi janë ngritur në të gjitha degët e vendit në gati 80 të tilla, ku procesi do të monitorohet në çdo qark nga drejtuesi i saj. /A2CNN

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498